Skip to content

Bashkëpunim intensiv midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë

586ae0df 9b7c 4835 857d 151504005ddd 696x486 1

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, dhe anëtarët e komisionit që e shoqëronin.

Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku.

Spiropali dhe Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

4b628a16 8a39 4e3e 892d f8dd8910bdbd 6ea299b2 6a52 4d6a b403 a166ef6beb8f  25479fc1 7801 4ad3 9ca3 ce09771b68e5