Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë lajmin se Shqipëria në muajin qershor do të jetë organizatore e Konferencës Rajonale Europiane të Interpol.

Në këtë aktivitet thotë Balla do të jenë drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit.

Ministri Taulant Balla me anë të një postimi në Facebook thekson se Shqipëria “Shqipëria po thellon çdo ditë e më shumë bashkëpunimin me INTERPOL në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve, në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtij bashkëpunimi, kanë vijuar ekstradimet nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Në vlerësim të rezultateve të arritura nga Policia e Shtetit Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol, organizatës më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 Qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit”, shkruan ministri i Brendshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re