Emisioni “Opinion” po trajton temën “Të fortët që terrorizuan Shqipërinë” ku sjell në vëmendje personat të cilët janëtë njohur në botën e krimit.

Në emision është diskutuar në lidhje tentativën e arratisjes së Gazmend Braka ose i njohur si Gaxhai dhe Zani Caushi, të cilët gërmuan një tunel nga një dyqan lulesh deri në dhomën speciale të burgut në Tiranë.

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar mënyrën se si ata arritën të gërmonin një tunel pranë burgut dhe ku gabuan dy nga personat më të rëndësishëm të botës së krimit.

“Dhoma e takimeve speciale është një ambient ku të burgosurit kalojnë disa orë me bashkëshortet e tyre. Kur ata do të qëndronin katër orë apo tetë orë ishte kohë e mjaftueshme që të kalonin nëpërmjet tunelit të dilnin në fund të lokalit sepse ka qenë një hyrje tjetër e tunelit. Ndërkohë sapo fillonin punimet në tunel hapej muzika, përdorin ndriçues dhe një stetoskop nga ato që përdorin mjekët për të parë nëse kishin mjete sipër sepse kur lëviznin makinat dridhja shkonte deri tek tuneli.

Gabimi i tyre është se gjatë punës i doli një pusetë. Tek puseta duke i ardhur rrotull pusetës dhe deri aty kishin vendosur nivel për të majtur drejtimin dhe në momentin që kaluan pusetën ata humbën drejtimin duke gërmuar pak më lartë. Një mjet i blinduar i cili ka një tonazh të rëndë… Nga fundi i lokalit deri ku u ça tunel ishte 11 metër.

Interesante është që në një moment drejtori i burgut shkon të blej lule dhe ia shesin shumë shtrenjtë ia kanë shitur n jë lule 50 mijë lekë që të jepnin përshtypjen se ishin vërtet tregtar lulesh. Dheu që dilte nga tuneli largohej me lulet që dukej se vinin për lulet”,-tha Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re