Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shprehet se në fokus të këtij takimi ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postimi i Metës:

Një takim i ngrohtë në Valletta me Kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.

Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike.

Mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen, si dhe për ndihmat e vyera financiare dhe humanitare të dhëna ndër vite nga Kuvajti në fusha të rëndësishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re