Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar demokrati Ibsen Elezi, që do të kandidojë përballë Sali Berishës në garën për kreun e PD më datë 22 maj.

Elezi u shpreh se kandidimi i tij është si një shenjë rezistence ndaj zhvillimeve të PD në kohët e fundit.

Ai u shpreh se platforma e tij bazohet në dy linja, krijimi i një organizmi politik dhe konservatorizmi.

Po ashtu Ibsen Elezi, u ndal edhe te bashkëpunimi mes PD dhe LSI duke e konsideruar si një vetëvrasje politike për PD.

Ibsen Elezi:  Ky kandidim është si shenje rezistence ndaj zhvillimeve të PD në kohët e fundit. 

Kjo është një opozitë që duhet të ngjallë shpresë.

Mosndërtimi i këtij modeli dhe shfaqja e disa fenomeneve që në kohën e Lulzim Bashës më detyruan që unë të bëhem pjesë e kësaj gare.

Edi Palokës nuk i takonte rikandidimi për Këshillin Kombëtar, dhe kjo zgjedhje vë në pikëpyetje, por fakti që e ka pranuar dhe kupola ka qenë tregon se PD nuk del dot nga kjo vorbullë që është dhe duhet një shtysë.

Duhet ta kthejmë në fokus se nuk mund të shkohet nëse nuk vendosim “pikat mbi I”,  kush prek votat duhet të qërohet nga politika.

Unë kam qejf të fitoj por nuk është primare. Jo se nuk ka mundësi fitore se njërëzit që përkrahin Bashën e panë që fryma e tij dështoi. Ato që tha Berisha në 11 dhjetor nuk po bëhen realitet.

Unë kam synimin për betëjë , se kanë vlerë sa fitorja e një individi. Fokusi im në këtë beteje politike, është më  e rëndësishme se vetë fitorja, duhet të ketë secili platformën.

Platforma ime ka dy pika: Krijimi i një organizmi politik dhe filozofia politike, konservatorizmin si rrugën për të mbledhur shoqërinë.

Unë kam deklaruar se Berishës nuk mund ti mohohet gara. Unë kam një periudhë 4-5 vjecare që kam ndërtuar rrugëtimin politik dhe s’do të thotë që kam bindur demokratët.

Berisha është përballur me situata, ka qenë kryeministër.  Duhet një frymë e rë, një vizion i ri dhe të thuash kjo është rruga.

Cedoi shumë pas 11 dhjetorit pse kjo fryme ka dështuar, qe te hartimi i statutit, apo ndryshe flas dhe ndryshe veproj. 

Ti kërkosh Alibeajt ti gjesh zgjidhje, por kur je në vorbull nuk e gjen dot. Ai në pozitat dhe batakun ku është nuk mund të gjejë zgjidhje. PD duhet të shtohet si forcë.

Nuk mund të pranojë që Berisha të ndërtojë forume fallco. Unë nuk do pranojë një deal në tavolinë. Unë kam humbur këshillin kombëtar.  

Bashkepunimi PD-LSI?

Vetëvrajse politike e PD. Duhet të mësohet që bëhet forcë politke që të fitojë veten. Kur mendon se pa Ilir Metën nuk ke fitore. Cju duhet ilir Meta këtyre? Ai ka pasur vota të majta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re