Skip to content

Bashkëpunimi mes grupeve kriminale, kreu i SPAK ngre alarmin: Si vijnë paratë e pista në vendin tonë

Kreu i SPAK Arben Kraja ka marrë pjesë në një aktivitet ku në fokus ka qenë lufta 30-vjeçare ndaj mafies, që është organizuar në Bari të Italisë.

Gjate këtij takimi është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes organizatave kriminale mes dy vendeve dhe më gjerë.

Ndër të tjera është diskutuar edhe për operacionet e përbashkëta mes tyre kundër krimit të organizuar.

Kraja është për qëndruar tek aktivitetit i grupeve kriminale shqiptare si dhe te paratë e pista që hyjnë në shumëllojshmëri rrugësh në vendin tonë.

Ai i ka vënë në dijeni të bashkëpunimit të SPAK jo vetëm me Antimafien, por edhe me strukturat hetimore në Gjermani dhe Spanjë, duke treguar se krimi shqiptar është shtrirë deri në Amerikën e Jugut.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, tregoi para prokurorëve italianë edhe rastin e hetimit të tentativës për të pastruar 18 milionë euro ku i përfshirë në Shqipëri rezultoi biznesmeni Rezart Taçi, i cili vijon të jetë në arrati.

“Morëm një informacion për një transfertë parash nga Zvicra në Shqipëri nga një shtetas italian në korrik të vitit të kaluar. Pasi bëmë verifikime rezultoi se ishte një person i përfshirë në krimin e organizuar dhe mafien italiane. Pasi shkëmbyem informacionin me kolegët italianë nisen dy hetime, një në Palermo dhe një në SPAK. Pas 3 muajsh hetime, në një ditë 3 persona u arrestuan në Itali dhe 3 në Shqipëri për pastrim parash në kuadër të grupit kriminal. Sekuestruam 18 milionë euro në një bankë në Shqipëri që ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal i mafies siciliane”, tha ndër të tjera Kraja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb