Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij nga Tirana në samitin që po mbahet në kryeqytet, propozoi krijimin e një forumi për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.

“Propozojmë të krijojmë një forum të përbashkët mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. Së bashku me partnerët e mbrojtjes ndërmjet te gjithë bashkëpunëtoreve dhe rezistencës tonë në Ukrainë, nuk e lejon Putinin të fitojë”, tha ai.  

Zelensky u shpreh se Ukraina gjatë gjithë kësaj lufte ka treguar se mund t’i bësh ballë të luftosh ndaj një armiku që duket se është një nga më të fortët në botë.

Ndër të tjera ia theksoi se çdo vend mund t’ja dalë mban nëse kombet e fundit bashkëpunojë për rezistencë.

“Gjatë gjithë kësaj lufte kemi vërtetuar e kemi treguar se mund ti bësh ballë të luftosh ndaj një armiku që duket se është një nga më të fortët në botë. Çdo vend mund t’ja dalë mban nëse kombet e fundit bashkëpunojë për rezistencë. Ne propozojmë të gërshetojmë këto përpjekje. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për municion në fushën e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju.

Propozojmë të krijojmë një forum të përbashkët mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. Së bashku me partnerët e mbrojtjes ndërmjet te gjithë bashkëpunëtoreve dhe rezistencës tonë në Ukrainë, nuk e lejon Putinin të fitojë.  Gjithçka që na bën në partner të mirë e dobëson Putinin, ndaj ai investon aq shumë në ndarje e kriza. Përça e sundo!”, deklaroi Presidenti ukrainas.

Pjesë nga fjala e tij:

Nuk duhet të ketë Europë me identitetet të ndryshme në të cilën dikush meriton më shumë, ndërsa tjetri injorohet. Ndërsa dikush meriton integrimin dhe tjetri mbetet pas. Respekti për çdo komb dhe e drejta për të pasur siguri duhet të jenë parime universale. Së pari ne besojmë se çdo komb që i ruan parimet e komunitetit evropian dhe dëshiron të bëhet pjesë e BE meriton integrimin e plotë. Ukraina mbështet rrugëtimin tuaj në integrim dhe u është shumë mirënjohëse për mbështetjen tuaj ndaj nesh. Ne të gjithë besojmë në formë të barabartë të jemi pjesë e komunitetit Evropian.

Së dyti, u jam mirënjohës atyre që kanë mbështetu formulën tonë të paqes. Avantazhi i kësaj formale është i plotë dhe gjithëpërfshirës. Çdo shtet mund ta tregoj veten, jo vetëm ata që janë fuqi të mëdha. Ashtu siç dikush meriton paqe, ashtu edhe të gjithë mund të kontribuojnë në restaurimin e paqes. Ndaj ju ftoj të merrni pjesë në Samitin e global të paqes në Zvicër.

Së treti, mbrojta. Gjatë gjithë kësaj lufte kemi vërtetuar e kemi treguar se mund ti bësh ballë të luftosh ndaj një armiku që duket se është një nga më të fortët në botë. Çdo vend mund t’ja dalë mban nëse kombet e fundit bashkëpunojë për rezistencë. Ne propozojmë të gërshetojmë këto përpjekje. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për municion në fushën e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju. Propozojmë të krijojmë një forum të përbashkët mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. Së bashku me partnerët e mbrojtjes ndërmjet te gjithë bashkëpunëtoreve dhe rezistencës tonë në Ukrainë, nuk e lejon Putinin të fitojë.  Gjithçka që na bën në partner të mirë e dobëson Putinin, ndaj ai investon aq shumë në ndarje e kriza. Përça e sundo!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re