Ditën e sotme është dhënë vendimi në Apelin e GJKKO në lidhje me policen e Rinasit, Fjorilda Kaleci, e cila bashkëpunoi për të trafikuar një vajzë drejt Francës.

Ngjarja ka ndodhur në 2019 kue Tre persona mes tyre nje kontrollore ne Rinas jane arrestuar, gjate Operacionit “TRANZIT”, pas zbulimit te tentativës për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Kaleci me veprimet e saj kundrejt ryshfetit dyshohet të ketë ndihmuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit deri në zonën tranzit të Rinasit për shtetasen 26-vjeçare.

Njoftimi

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 25.02.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 13/49 regjistri themeltar, datë 22.12.2021regjistrimi, në ngarkim të të pandehurës F.K., e akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 259/1 të Kodit Penal, ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 66, datë 27.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me faktin penal, cilësimin juridik dhe fajësinë e të pandehurës F.K., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal.
– Ndryshimin e vendimit në lidhje me masën e dënimit kryesor, duke e dënuar të pandehurën F.K., sipas nenit 259/1 i Kodit Penal, me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurës F.K., me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 66, datë 27.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesët e tjera të tij.

vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re