Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paditur ish-avokatin e tij me pretendimin për shkelje të kontratës. Ai kërkon prej ish avokatit një dëmshpërblim prej për 500 milionë dollar.

 

Sipas ish presidentit të SHBA, avokati, Michael Cohen, ka shkelur detyrën e tij për të vepruar në interesin më të mirë të klientit të tij.

 

Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në një hetim të Nju Jorkut ndaj ish-presidentit.

 

Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno, shkruan BBC.

 

Nga ana tjetër, zëdhënësi dhe avokati i Cohen, Lanny Davis, ka deklaruarse ishte i bindur se padia kundër klientit të tij do të dështonte.

 

Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët e familjes dhe biznesin e tij”.

 

Cohen shërbente si avokat i Trump për më shumë se një dekadë.

 

Por të dy patën një mosmarrëveshje të madhe pas zgjedhjeve të vitit 2016, pasi hetuesit filluan të shikonin disa nga këshilltarët e Trump.

 

Në vitin 2018, Cohen u dënua me tre vjet burg dhe një gjobë pasi u deklarua fajtor për akuzat për mashtrim dhe shkelje të financimit të fushatës.

 

Avokati i Cohen, zoti Davis, tha në një deklaratë për BBC: “Z. Trump duket edhe një herë se po përdor dhe abuzon sistemin gjyqësor si një formë ngacmimi dhe frikësimi kundër Michael Cohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re