Muharrem Xhafaj, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Nexhmije Hoxhës, e cila ndërroi jetë sot në moshën 99-vjeçare, ka treguar detaje nga takimi i fundit me gruan e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Xhafaj tha se e kishte takuar Hoxhën rreth 1 muaj më parë, në banesën e saj në Laprakë, ndërsa tregoi se kishin biseduar për librin e fundit që Nexhmija kishte botuar me titull “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”. Ai tha mes të tjerash se Nexhmije Hoxha shpresonte të dëgjonte jehonën e librit të saj që kishte botuar në 2020-ën.

Çfarë lidhje keni me të?

Nuk kam ndonjë lidhje familjare më te. Por meqenëse kam punuar në komunitetin e partisë së punës, ajo ka qenë anëtarë e komitetit qendror. Na ka lidhur puna me zonjën Nexhmije. Ajo ka qenë një komuniste e orëve të para, e 8 nëntorit, ka qenë një partizane antifashiste, e orëve të para. Ka qenë një ndër themeluesit e rinisë së Partisë Komuniste. Bashkëshorte e shokut Enver, që i qëndroi besnik atij.

Kur e keni takuar??

E kam takuar para një muaj dhe biseduam me të lidhur me librin e fundit që ajo ka botuar.

I përket këtij viti libri….

Padiskutim që është një libër interesant që ajo arriti që me shpjegimet e saj, me kujtimet, që nga fillimi i lëvizjes revolucionare, ajo mbeti një konsekuente e partisë komuniste dhe bashkëpunëtore e tij.

Çfarë ju tha në këtë takim? Si ishte?

Gjendja e saj ishte se mosha bën të vetën. Në 8 shkurt ajo bëri 99. Gjendja e saj ishte pa ndonjë perspektivë. Por shpresonte që të dëgjonte jehonën e librit të saj. Ai libër është ribotuar disa herë. Kishte dëshirë që të dinte mendimin tim, ai ishte një libër perlë.

Me kë qëndronte ajo në shtëpi?

Ajo qëndronte me Enver Hoxhën.

Me kë e gjetët ju në banesë?

E kam gjetur me djalin dhe nusen e tij, Teutën. Me atë e kam gjetur. Nuk shkoja kur kishte shumë njerëz. Për mua ishte shumë e qartë, e mençur. Pastaj jeta bën të vetën. Natyrisht që ajo kishte një 2 tre ditë që i kishte ndërprerë kontaktet me njerëzit dhe sot morën lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re