Subscribe

Rrugë të boshatisura dhe njerëz të vetizoluar në banesa, kjo është pamja e fshatit Mbërs, në Roskovec këtë të martë

 

Vetëizolimi i banorëve erdhi si një masë mbrojtëse nga koronavirusi pas konstatimit të çiftit të bashkëshortëve, banues në këtë fshat, që rezultuan pozitiv me COVID-19.

 

Banorët e tjerw tregojnë se ata po qëndrojnë në shtëpi prej tre ditësh ndërsa thonë se po përpiqen të zbatojnë të gjitha masat e rekomanduara nga autoritetet.

 

 

Një ditë më parë bashkia e Roskovecit, u bëri apel banorëve të këtij fshati që të vetizolohen për 14 ditë pasi mund të jenë prekur nga virusi COVID-19. Kjo pasi çifti i prekur me koronavirus, gjatë ditëve të fundit ka pasur kontakte të shumta me shume prej tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re