BELSH- Policia në Cërrik ka parandaluar një krim në familje, ndërsa në pranga kanë përfunduar burrë dhe grua. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seferan të Belshit, ku Mylazim Abazi, 58 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Adelina Abazi 54 vjeçe. Kjo e fundit ka marrë një automatik dhe ka qëlluar në ajër duke kanosur bashkëshortin e saj. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik dhe 18 fishekë.

Njoftimi i policisë:
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik ka ardhur një telefonatë se në fshatin Seferan Belsh, në familjen e shtetasit Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se:
Shtetasi Mylazim Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në banesë pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale të parashikuara nga nenet 130/a,278/3 dhe 84 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re