Përpos humbjeve të mëdha njerëzore dhe traumave të skalitura thellë në mendje e zemër, familja Maksuti ngeli pa banesë.

Serbët iu dogjën shtëpinë. Dy vëllezërit, Ismeti e Xhevati u detyruan të shpërnguleshin në fshatin Shakovicë

“Shtëpinë na e patën djegë serbët. Me atë shkak KFOR-i erdhi e na mori neve si familjarë. Tre vllazni ishim e na prunë këtu në fshatin Shakovicë… Që sot e 22 vite, jemi në këtë shtëpi, unë fëmijët, gruaja, plus dhe vëllai me të shoqen e të shtatë fëmijët e tyre, 4 vajza e tre djem.”-tregon Xhevati.

Por një tjetër dramë e goditi familjen Maksuti. Vëllai I Xhevatit, Ismeti ka ndërruar jetë pak javë më parë nga ataku në zemër. E veja e Ismetit, Farija rrëfen se jeta me 7 fëmijë jetimë tashmë është vështirësuar tej mase.

“Kam 7 fëmijë. 4 vajza e tre djem, të vegjël janë djemtë. Bashkëshorti ka vdek… ai vetë u rrit jetim, e tash m’i la fëmijët jetimë. Ishte shëndoshë e mirë. Pak para se me ra me fjet, më tha që nuk jam mirë e gjoksi po më dhemb…për tre minuta vdiq. Më vështirë nuk ka ku shkon, një nënë me 7 fëmijë jetimë, por nuk kam se çfarë të bëj.”-rrëfen Farija.

Përgjegjësia për të dyja familjet tashmë ka rënë mbi Xhevatin.

“Fëmija kanë tentuar të zgjojnë babën, kanë thërrit…ishte një tmerr i rëndë. Më dhimbte zemra shumë për vëllanë, por kur i pashë fëmijët e tij, e mbajta veten.”-rrëfen mes lotëve ai.

Por Xhevati e ka thuajse të pamundur të kujdeset për 13 frymë me vetëm 220 euro në muaj. Ndiqeni këtu rrëfimin dhe lutjen që ai bën për shqiptarët bamirës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re