Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS, Olta Xhaçka ka reaguar pasi SPAK i sekuestroi mbi 5 mijë metra katror truall bashkëshortit të saj, Artan Gaçit. Me anë të një statusi në Facebook, Xhaçka thotë se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti.

Ajo u shpreh se SPAK-u duhet të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa duke iu drejtuar Sali Berishës u shpreh “le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund”!

“Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro  preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”, shkruan Olta Xhacka.

Po çfarë tha Berisha për Artan Gaçin?

Berisha u shpreh se dhëndri i tij ka marrë tokën e vet që ia kishte konfiskuar regjimi komunist, ndërsa Artan Gaçi, sipas ish-kryeministrit, ka marrë mijëra metra tokë publike dhuratë nga bashkëshortja e tij ministre.

“Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë si investitor strategjik qindra mijëra metra tokë publike dhuratë nga ministrja strategjike, me Begejt dhe Malltezin që mori tokën e vet mbas 15 vitesh të konfiskuar nga regjimi komunist. Nuk mund të ketë krahasim. Mbështes çdo veprim të organeve ligjzbatuese, çdo zbatim ligji, por të ndershëm”, tha Berisha.

SPAK I SEKUESTROI 5512 m2 TRUALL

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i sekuestron 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sekuestrimi i pronës është bërë në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkikaut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës

Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara. Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre, ndërsa prona në emër të Gaçit nuk mund të tjetërsohet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re