Britta Ernst, bashkëshortja e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë dorëheqje nga roli i saj ministror në shtetin lindor Brandenburg.

Transmetuesi publik RBB raportoi se dorëheqja e papritur e politikanes me përvojë si ministre e Arsimit vjen pas një mosmarrëveshje brenda partisë së saj për shkak të propozimit të saj për t’u marrë me mungesën e mësuesve.

Ernst, një politikane socialdemokrate, ishte ministre e Arsimit në shtetin Brandernburg që nga shtatori i vitit 2017. Më parë, midis viteve 2014 dhe 2017 ajo shërbeu si ministre e Arsimit e shtetit verior Schleswig-Holstein.

Kryeministri i shtetit Brandenburg, Dietmar Woidke, pranoi dorëheqjen dhe falënderoi atë për punën e saj si ministre. Ai tha se ajo e kishte kryer postin në kohë të vështira me “vizion dhe qetësi”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re