Një 62 vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, edhe pse kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

 

Policia njofton se mbi 62 vjeçarin rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

 

Kurbin/Veproi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së pajisur me urdhër mbrojtjeje, vihet në pranga.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve. Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re