Skip to content

Bashkëshortja humbi kujtesën pasi lindi fëmijën, burri shkruan një libër ku i tregon 10 vitet që kanë kaluar bashkë

img 3649

Steve dhe Camre Curto kanë 10 vite bashkë por pasi humbi memorien gjatë lindjes së fëmijës, Camre nuk mban mend asgjë nga vitet e shkuara.

Me dëshirën e madhe për ta ndihmuar të shoqen që të kujtojë vitet që kanë kaluar bashkë, Steve nga Michigan, shkroi një libër.

I botuar në përvjetorin e martesës së tyre, libri që mban titullin ‘But I Know I Love You’, sjell në mënyre kronologjike historinë e dashurisë së çiftit që në fillime.

31-vjeçarja po e shijon shumë leximin e librit që është shkruar posaçërisht për të, po gjithsesi nuk mban mend asgjë nga ato që janë shkruar.

Duke folur për Good Morning America, ajo u shpreh:

Çdo gjë në libër është kujtesë e gjërave që kemi kaluar bashkë dhe atyre që unë kam humbur. Më pëlqen shumë ta lexoj, por për momentin vazhdoj të kem një miks ndjenjash. Disa raste e kam të vështirë, pasi tregon gjërat që unë kam kaluar dhe tashmë si kam më brenda meje.”
Camre ishte mire tre muajt e parë të shtatzënisë por më vonë kaloi një krizë që shkaktoi hemorragji në tru dhe memoria e saj afatgjatë dhe ajo afatshkurtër thjesht u ‘fshinë.

img 3654

img 3653

img 3652

img 3651

img 3650 1