Një 43-vjeçar nga Dibra është vënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë psikologjikë dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Bashkëshortja e tij, pas dhunës, ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese.

 

Njoftimi i policisë:Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re