Nga Namir Lapardhaja

Vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak Berat që është publikuar në faqen “VENDIME.AL” është i datës 12 shkurt 2021.
Mungojnë muajt mars dhe prill, periudha e fushatës elektorale, edhe pse Këshilli Bashkiak është mbledhur.
Cilat janë arsyet e vërteta që këto vendime nuk janë publikuar, ashtu siç e kërkon Ligji i Vetëqeverisjes Vendore?
Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe me taksat dhe tarifat lokale? A janë mbledhur ato për qytetarët dhe bizneset? Në çfarë mase janë realizuar, meqenëse brenda prillit është periudha e parë e shlyerjes së detyrimeve?
A kanë qenë vendimet e muajve të fushatës në përputhje me ligjin?
Çfarë ka ndodhur me ndihmën ekonomike në dy muaj?
Këto dhe pyetje të tjera nuk do të ishin të nevojshme, nëse do kishte transparencë nga ana e Bashkisë Berat.
Që ky institucion vendor, në shkelje të ligjit, e vendosi të gjithë makinerinë në dispozicion të partisë shtet, u pa nga të gjithë, por sa ka shkuar paligjshmëria e vendimeve të marra në këtë kohë, ngelet për t’u verifikuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re