Në kuadër të Javës së Evropës, u organizua nga Bashkia e Beratit takimi informativ me të rinjtë e Qendrës Rinore, mbi mundesitë për të përfituar nga Programet e Bashkimit Evropian, siç janë Erasmus + dhe European Solidarity Corps.

Të rinjtë morën informacion nga koordinatorja e BE – së pranë Bashkisë së Beratit, znj. M. Xheblati, mbi mënyrat e aplikimit për bursa studimi nëpërmjet këtyre programeve dhe mbi aktivitetet e vullnetarizmit në vendet e Bashkimit Evropian.

Ky takim u zhvillua në bashkëpunim me Projektin ‘’Bashkitë për Evropë’’ financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Bashkia e Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re