22 gusht Bashkia e Beratit po vijon me aksionin e pastrimit nga qendra e deri në zonat periferike të saj duke ndërhyrë në çdo cep të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo është shprehur se pastrimi do të vazhdojë në çdo lagje. Dy ditët e fundit, pastrimi është shtrirë në lagjen “Çlirimi”, të njësisë administrative nr. 1.

“Ne do bëjmë maksimumin që të prekim çdo cep të qytetit, por është shumë e rëndësishme që banorët të bëhen pjesë e kësaj nisme duke i mbajtur pastër hapësirat e tyre publike”, – thotë Demo.

Kryetari i bashkisë ka shprehur angazhimin që aksioni i pastrimit do të shtrihet në çdo pikë turistike për ta bërë qytetin më të pastër, më të jetueshëm dhe tërheqës për të gjithë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re