Bashkia e Beratit ka dezinfektuar mbrëmjen e të hënës rrugët e qytetit. Pas bllokimit të lëvizjes së këmbësorëve në qytet pas orës 18:00, një orë më vonë ajo që u vu re në rrugët e qytetit ishin makinat pastruese të Drejtorisë së Shërbimit në bashki, që filluan pastrimin dhe dezinfektimin e të gjitha rrugëve.

 

Duke filluar nga Uznova e deri në Kombinat (lagjet periferike në hyrje-daljet e qytetit), makinat e pastrimit kanë larë e dezinfektuar çdo rrugë kryesore dhe dytësore në Berat.

 

Bashkia e qytetit të Beratit ka konfirmuar se pastrimet e rrugëve dhe dezinfektimi i tyre do të vijojnë deri në orët e para të mëngjesit dhe do të kryehen çdo natë me turne nga Ndërmarrja e Pastrimit në bashki.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re