Rritja e taksës së gjelbërimit në Durrës nuk justifikohet nga investimet e bëra për mjediset e gjelbërta.

Prej muajve të parë të këtij viti qytetarët durrsak kanë vënë re rritjen e taksës së gjelbërimit në faturat e tyre. Çmimi i kësaj takse ka shkuar nga 200 lekë të reja në 1000 lekë të reja, 5-fishi i çmimit të mëparshëm. Për këtë ndryshim qytetarët nuk janë njoftuar dhe shprehen të revoltuar pasi taksa e shtuar nuk është reflektuar në shtimin e mjediseve të gjelbërta, mirëmbajtjen e parqeve aktuale në qytet. Për këtë taksë të rritur Bashkia e Durrësit nuk ka pranuar të flasë, por shifrat e publikuar prej tyre e vërtetojnë faktin se qytetarët do të paguajnë më shumë për të njëjtin shërbim.

Të pyetur për Fax News qytetarët janë shprehur se, në lagjet e tyre mungon gjelbërimi, por edhe nëse është i pranishëm është vetëm nga natyra jo nga puna e bëra nga bashkia.

Ku jemi në gjendje të përballojmë taksat ne skemi bukë të hamë. Ne na duket cdo gjë ëndërr, gjithë këto padrejtësi për rritjen e cmimeve pa marrë mendimin e popullit”, tha një qytetare.

“Për Durrësin nuk duhet të jetë sepse ska gjelbërim. Edhe kjo që ishte është bërë beton dhe lokale. Me këto rritje cmimesh ëkta rrisin edhe taksat e gjelbërimit”, u shpreh një banore.

“Një problem tjetër që kanë ngritur qytetarët është edhe fakti se qyteti bregdetar është betonizuar më shumë se sa është gjelbëruar madje tani është edhe më i ndotur”, tha qytetari.

“Këta kanë synim që ta varfërojnë deri në fund këtë popull, kështu është sistemi i këtij drejtimi. Këta nuk drejtojnë por të sundojnë, duke sunduar popullin e komandojnë sipas interesit që kanë për të ta vështirësuar jetën. Sipas meje Durrësi ëhstë nga natyra i bukur por këta që drejtojnë e kanë prishurt këta që dreëjtojnë, shikoni cfarë pllaka kanë vendosur, shiko sheshin që kanë ndërtuar, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Shiko shatërvanin që kanë bërë njësoj si vaska peshku. Eja shiko kazanët e plehrave, nuk ka fare gjelbërim. Këta edhe makinat që merr plehrat është për tu futur në kazanin e plehrave. Këta gjejnë mënyrën për ti venosur taksa popullit që ta mbajnë nën tutelë, është sistem sundues”, u shpreh i moshuari.

Të pyetur nëse do të ishin të gatshëm të paguanin më shumë nëse do të kishte shtim të punës konkrete për mjediset e gjelbërta qytetarët thanë se janë dakord.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re