Skip to content

Bashkia e Fierit zyrtarizon sot emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm

Bashkia e Fierit në pritje të drejtuesëve të rinj. Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm.

Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në Bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse.

Sot drejtuesja politike e Qarkut te Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit.

Mes emrave që pritet të marrin drejtimin e bashkisë në postin e nënkryetarit, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore si Nusret Avdullai, Mirela Pitushi ish deputetë të PS dhe Mariglen Hoxha, kandidat për deputet. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Adm Qendër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço( ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Më herët qarkulloi edhe emri i ish-Prefektit Fier Lefter Shehaj ne postin e nkryetarit por Shehaj nuk ka pranuar për arsye angazhimesh të tjera personale.

Me strukturën e re tashme bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm për të cilin thuhet se do të ketë shumë kompetenca në vendimmarrjet e bashkisë.