Skip to content

Bashkia e Kuçovës lë përgjysmë shtrimin e rrugës, qytetari: Po presin zgjedhjet e tjera

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Është e njohur tashmë praktika e premtimeve elektorale, ku sa herë mbahen zgjedhje, politikanët bëhen ‘qengja’ dhe shkojnë derë më derë duke premtuar se do të punojnë në këmbim të votës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kuçovë, pasi siç shkruan një qytetar, kryetari socialist i Bashkisë, Kreshnik Hajdari, që më 31 mars 2021 ka premtuar se do të rikualifikohet blloku Llukan Prifti dhe se punimet do të mbylleshin brenda afatit 5 mujor.

Por ka kaluar më shumë se një vit dhe rruga është lënë përgjysmë dhe e pashtruar. Premtimi duket qartë se është bërë disa javë para se të mbaheshin zgjedhjet e 25 prillit.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje. Kjo rruge ka ngel rrugeve. Ishte premtim elektoral. Me afat 5 mujor. Ka hyr ne vitin e dyte, edhe eshte len pergjys. Ndoshta presin zgjedhjet e ardhshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë