Bashkia Pogradec vijon punën në terren për të ndihmuar pensionistët e vetmuar dhe familjet që janë në vështirësi ekonomike.

 

Të premten, grupet e punës shpërndanë 100 paketa familjare për familje që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, invalidë dhe familje me shumë antarë.

 

100 paketa familjare u shpërndanë edhe për familjet në nevojë që janë ose jo pjesë e skemës së ndihmës, për të papunë dhe për ata që kanë humbur punën. Ndërkohë, ka patur ndihma ushqimore edhe për 27 familje pensionistësh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re