Skip to content

Bashkia e Tiranës pastron ujin e Liqenit Artificial

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në këto ditë të nxehta vere, krahas kujdesit të veçantë për bimësinë, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i kushton një vëmendje të madhe edhe pastrimit të liqenit nga çdo papastërti në sipërfaqe e brendësinë e tij.

 

Prej disa ditësh, punonjësit e APR-së kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme, për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat.

 

Prej tre vitesh, Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’ ka certifikuar Liqenin Artificial të Tiranës si një liqen të pastër, duke mundësuar zhvillimin e lojërave të ndryshme të ujit.

 

Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Shtatë vitet e fundit parku është transformuar tërësisht, duke u rivitalizuar dhe duke u kthyer në një mushkëri të shëndetshme për kryeqytetin. Krahas shtimit të gjelbërimit, janë ndërtuar dhe vende argëtimi për fëmijët si dhe korsi biçikletash dhe pista vrapimi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë