Puna për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana ka vijuar edhe paraditen e kësaj të mërkure.
 
Bashkia e Tiranës prishi disa ndërtesa të tjera pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit.
 
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë gjeti bashkëpunimin e banorëve që kishin këto objekte pa leje për të zhvendosur materialet dhe orenditë nga ndërtesat me qëllim që të bëhej prishja e tyre më pas.
 

 
Objektet e prishura shërbenin kryesisht për qëllime biznesi.
 
Ndërkohë që paralelisht me këtë proces, edhe banorë të tjerë kanë vijuar me largimin vullnetar të orendive dhe pajisjeve elektroshtëpiake, duke i mundësuar IMT-së që të vazhdojë punën për prishjen e tyre.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re