Fëmijët e shkollave në kryeqytet do të kenë më shumë hapësirë dedikuar atyre.

 

Punëtorët e Qytetit kanë përfunduar punën për projektin që mundëson më shumë hapësirë në kuadër të projektit “Rrugët për Fëmijët”.

 

Së fundmi ky projekt është finalizuar përpara shkollës “Mihal Grameno” në Tiranë.

 

“Super punë e realizuar tek Shkolla “Mihal Grameno”! Më shumë hapësirë e dedikuar për fëmijët falë projektit #RrugëtpërFëmijët!”, thuhet në njoftim.

 

Ky projekt është shtrirë edhe në disa shkolla të tjera në kryeqytet. “Rrugët për Fëmijët” është një nismë e Bashkisë së Tiranës për të mundësuar krijimin e rrugëve më të sigurta për nxënësit në shkollat e kryeqytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re