Konflikti i fortë para zgjedhjeve për zyrat e Frymës së Re Demokratike, që çoi në përplasjen e Presidentit, Ilir Meta me efektivët e Policisë Bashkiake, duket se është shuar.

Bashkia e Tiranës ka rimarrë zyrat që ishin në përdorim nga Fryma e re Demokratike me kryetar Sali Shehun.

Policia Bashkiake ka liruar ambientet e FRD-së, duke larguar dhe orenditë dhe tryezën e kreut të FRD-së.

Ajo që ka ra në sy kësaj radhe ishte fakti se lirimi i ambienteve nuk u shoqërua me incidentet, madje as me rezistencë.

Policia ka boshatisur ambientet, madje ka qëndruar në gatishmëri për të shmangur konflikte të reja të mundshme.

Partia e Sali Shehut në këto zgjedhje nuk arriti të sigurojë asnjë mandat deputeti, edhe pse ishte pjesë e listave të Partisë Demokratike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re