Skip to content

Bashkia e Tiranës transformon një bllok banimi në Kashar

Bashkia e Tiranës vijon investimet në periferi. Tashmë blloku i Kasharit tërësisht i transformuar ka një infarstrukturë të ngjashme me qendrën e kryeqyetit duke ofruar më shumë shërbime.

Fitorja historike në Kashar sipas kryebashkiakut Veliaj ishte edhe një mesazh i qartë se përtej politikës, për qytetarët rëndësi ka zgjidhja e shqetësimeve të komunitetit të tyre

 

 

ERION VELIAJ, KRYETAR I BASHKISË, TIRANË

 

“Dua t’i falenderoj të gjithë banorët e Kasharit për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, një fitore historike në Kashar për PS. Ishte një mesazh që na dha populli: Ata duan që të zgjidhim hallet e tyre, jo hallet e politikanëve. 30 qershorin e panë si një mundësi për të na dhënë një marrëveshje, për të na dhënë një votëbesim, një kontratë, që ne të zgjidhim hallet e tyre. Jemi kthyer sot për të zgjidhur këtë hall, nesër për të zgjidhur një hall tjetër, e kështu me radhë”

 

 

Për kryebashkiakun Veliaj me të njëjtin ritëm do të vijojë puna edhe në zonën astirit, e të tjera në Tiranë.

 

 

 “Do jemi posaçërisht të vëmendshëm, duke nisur nga rruga e madhe, që është aksi dhe damari kryesor i qarkullimit në Kashar, te zona e Astirit, Rr. “Teodor Keko”, nënkalimi dhe mbikalimi i “Shqiponjës”. Teksa po rregullojmë të gjithë pjesët kapilare, sigurisht do të rregullojmë edhe damarët kryesorë, ku qarkullon ‘gjaku’ financiar dhe ekonomik i zhvillimit të Tiranës. Garantoj të gjithë qytetarët se e kemi lexuar votën e tyre me shumë përulësi, me këmbë në tokë, për më shumë punë”.

 

 

 

Paralelisht bashkia po punon edhe për realizimin e projektit të Bulevardit të Kasharit. Për Veliajn fokusi i këtij mandati të ri do të jetë pikërisht investimi në zonat periferike për ta bërë Tiranën një qytet të denjë për të gjithë.