Bashkia e Tiranës ka rehabilituar tre rrugë të tjera në lagjen Nr. 13 në kryeqytet.

Rrugët “Pinari” dhe “Selitë e Vjetër” tashmë janë vënë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve!

Gjithashtu ka përfunduar dhe rehabilitimi i shtresave të asfaltit në rrugën “Kodra e Diellit”.

Punëtorët së bashku me makineritë punuan intensivisht për rehabilitimin e këtyre rrugëve të rëndësishme dhe të rrugicave përreth duke transformuar në këtë mënyrë jetesën e banorëve të kësaj zone.

Pak javë më parë, Bashkia e Tiranës rehabilitoi dhe shtresat e asfaltit në rrugën “Eduart Mano” në Lagjen Nr.13

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re