Indrit Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës tha në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV se të premten do të kallëzojë në SPAK kryebashkiakun aktual të Vorës, Blerim Shera. Sipas Hoxhës, bashkia e Vorës ka shpallur falimentin.

Sipas Hoxhës, kryetari aktual i bashkisë së Vorës do të denoncohet në SPAK për tenderin e pastrimit.

“Bashkia Vorë sot ka shpallur falimentin e saj. Bashkia e Vorës është simboli i krimit të Edi Ramës. Në 4 vite nuk ka ndodhur që të ndërrojë 5 kryebashkiakë. Dikush për dekriminalizimin, dikush për aferat korruptive. Edhe kryetari aktual, ditën e premte unë do paraqitem para SPAK për të denoncuar tenderin e pastrimit”, tha Hoxha.

I pyetur se pse kreu i PL-së, Ilir Meta është investuar shumë për Vorë, Hoxha tha: “Vora është simbol i krimi të pushtetit të Ramës, është detyrë e Berishës dhe Metës, është detyrë e forcave të tjera opozitare. Kjo ka qenë arsye pse Alibeaj nuk nxori kandidat në Vorë për tu bashkuar. Vora është një histori suksesi në drejtimin e PD. Çdo investim në bashkinë e Vorës është bërë nga Fiqiri Ismaili. Ikja në 2019 bëri që të stopnin investimet”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re