Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi zhvilloi një takim me banorët e fshatit Balldren në Elbasan. Boçi akuzoi Bashkinë se i ka lënë pa mbështetje banorët e kësaj zone.

“Kjo bashki i ka ndarë njerëzit dy kategori, qendrës dhe periferisë. Në banor që jetojnë në qytet dhe në fshatë. Por ata të periferisë janë të barabartë me fshatin se edhe përtej ke Orti (lokacion ne KM e pare të autostradës) nuk ka kanalizime, s’ka ndriçim. S’ka dhe rrugë, pa asfalt, pa çakull, pa gjë fare. Dhe ta mendoni që ku është Balldreni. Është porta hyrëse bashkë me Vidhasin edhe Paprin e Elbasanit që duhet të ndriçonte, shkëlqente nga pjesa më e pasur e Shqipërisë, nga Durrësi se ne pretendonim që të ishim një pjesë e trekëndëshit ekonomik Tiranë, Durrës, Elbasan. Këtu jemi, ne kryqëzojmë të dyja rrugët këtu. A jemi? Jo fare s’jemi, problemet janë te njëjta”, tha Boçi.

Kandidati i opozitës foli për programin e tij ekonomik për fshatin dhe zgjidhjen përmes një tregu të sigurt për produktet bujqësore.

“Dua ta nis nga ajo e programit ekonomik për ndërtimin e një stabilimenti për mbledhjen e produkteve bujqësore ne Elbasan, dhe kryesisht te vajit te ullirit, sepse këtu e marrë spunton. Kemi gati marrëveshjen që nënshkruajmë këto ditë me Feder-Italy. Për ngritjen e stabilimentit, për mbledhjen e produkteve bujqësore, kryesisht të vajit të Ullirit. Më në fund natyra u tregua gjeneroze pas shtatë vitesh, se unë e ndjek vetë ullirin, e kam pasion, thjesht pasion. Dhe pas shtatë vitesh investim, gjaku dhe djerse nga ju. Pas shumë vitesh më shumë se sa shtatë sepse subvencioni u ndërpre në vitin 2013. Si rezultat i tij një pjesë e madhe mbolli ullinjtë. Me subvencion, një pjesë me iniciativën e tyre dhe ja ku jemi sot, në një situatë që produktin e keni dhe s’dini ku ta çoni. Të më thojë dikush ku e ka çuar produktin? Dhe bashkia vetë të mari iniciativat të mbrojë njerëzit, produktin e vet, ta mbrojë edhe me certifikim absolut. Gjë që do ta bëjmë ne. Nuk thotë asnjë fjalë, lë ministren e bujqësisë që ti kritikoje njerëzit, ti shajë se kritika është e pranueshme, sharja është e pa papranueshme, plus që ambienti këtu kontaminohet nga Metalurgjia, por na duhen dhe plehrat të na kontaminojnë ujin tonë dhe kjo është e pafalshme. Kjo bashki që është fare pak kilometra larg nuk ve dorën fare, nuk ve ujin në zjarr për hallet dhe problemet që ekzistojnë jo vetëm këtu Balldren. Situata është e bombarduar kudo te dashur miq. Ajo që kam parë unë në Elbasan është një katrahurë e vërtet dhe unë nuk e di si e marrin guximin këto pas gjashtëmbëdhjetë vitesh që vinë këtu e kërkojnë votën dhe mbështetjen tuaj. Vota është llogaridhënie, e thjeshtë” deklaroi Boçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re