Home SHQIPERIA Bashkia instalon rrjetin e ri të furnizimit me ujë në Kashar

Bashkia instalon rrjetin e ri të furnizimit me ujë në Kashar

0
Bashkia instalon rrjetin e ri të furnizimit me ujë në Kashar

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rrjetit te kanalizimeve në lagjen Kashar pranë digës së Liqenit.

 

E gjithë puna ka përfunduar brenda ditës duke mundësuar zëvendësimin e rrjetit me tubacion 500 HDPE, në mënyrë që banorët të mos hasin vështirësi në furnizimin me ujë.

 

Ky sektor ka qenë në fokus të Bashkisë së Tiranës prej 7 vitesh, për të mundësuar furnizimin me ujë të pastër për qytetarët.

 

Krahas punës së përditshme për mirëmbajtjen e rrjetit të përditshëm, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në zona të ndryshme të kryeqytetit për shtrimin e linjave të reja të cilat sigurojnë jo vetëm furnizim me ujë, por dhe rrisin cilësinë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë