Bashkia e Korçës shtrin projektet sociale edhe në fshatra. Vëmendje e shtuar e ketij institucioni është treguar për femijët e fshatit Floq.

 

Pasi u bënë pjese e kampit veror tani ky institucion u ka ofruar edhe mbështetje për fillimin e vitit të ri shkollor.

 

57 mjete shkollore janë dhuruar për fëmijët e fshatit Floq dhe Pulahë nga kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, i cili ka premtuar se brenda muajit tetor fëmijet do të kthehen në ambjentet e shkollës së tyre.

 

Fëmijët e fshatit Floq transportohen çdo ditë në fshatin Pulahë për t’u shkolluar pasi disa familje të demtuara nga termeti janë strehuar në ambientet e shkollës. Kjo zgjidhje e përkohshme, sipas bashkisë, do të normalizohet me ndërtimin e banesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re