Këshilli i Bashkisë Kuçovë ka publikuar një sondazh online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga to.
Këshilli i Bashkisë fton të gjithë komunitetin të marrë pjesë në plotësimin e sondazhit!
Sondazhi mund të aksesohet në linkun: https://forms.gle/Yx515KFaYuFgjriB9
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re