Situata e pandemisë së  COVID-19 në vendin tonë ka patur një agravim të ndjeshëm këto dy javët e fundit. Shtimi i rasteve të reja pozitive po përhapet me shpejtësi në shumë qarqe të vendit ku ”hotspotet” më të nxehta qëndrojnë rrethet e Tiranës, Krujës dhe Shkodrës. Rritje ka patur dhe në zonat e Lezhës dhe Mirditës ku korrespodentët e Faxnews raportojnë 13 raste të reja ku përfshihet dhe një fëmijë 7-vjeçar. Këta të infektuar i përkasin 5 vatarve të pavarura nga njëra tjetra, ku vatra e parë përfshin një një nënë me fëmijën e sajë të cilët janë infektuar gjatë një evenimenti familjar në Pukë.

Vatra e dytë përfshin një familje me 5 antarë ku të gjithë kanë rezultuar pozitiv. Duke qenë se gruaja në fjalë është punonjëse e  Bashkisë Lezhë, ISHP-ja ka kryer tamponin për të gjithë kolegët e saj në pushtetin vendor, ku fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Një rast tjetër aktiv në këtë qytet është një punonjës i burgut të Shënkollit i cili ka infektuar gjithashtu edhe bashkëshorten e tij. Numri i rasteve aktive në qytetin e Lezhës është aktualisht 27.

Për sa i përket territorit të Bashkisë Mirditë numri i të prekurve së fundi nga Covid-19 është 3,ku mes tyre vlen të përmendim një punonjëse të zyrës arsimore e cila për fat të mirë nuk ka infektuar ndonjë koleg tjetër si pasojë e iziolimit të saj në kohë.

Kujtojmë se  78 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku numrin më të lartë të prekurve ditorë e ka Shkodra, dhe pas saj Kruja e Tirana.

Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re