Padyshim që Bashkia e re e Kurbinit mund të klasifikohet si më modernia në Shqipëri. E ndërtuar e re pas tërmetit, për kryeministrin Rama ajo “është shëmbëlltyrë e transformimit rrënjësor të qytetit të rilindur pas një letargjie të gjatë dhe një tërmeti shkatërrimtar”.

Çshtja është se sikur mos dihej se cilës bashki i përket, në kontekst përmase, ekonomie dhe jete sociale, duke e gjykuar thjesht si godinë, do e merrje si godinë pushteti të një bashkie potente. Por Kurbini, me kryeqendër Laçin, edhe pse në zonën më të begatë të Shqipërisë, në ultësirën e saj mes veriut dhe verilindjes, vuan një prapambetje shumëplanëshe. Vetë Laçi ku është kjo bashki nuk dihet pse ekziston, si shumë qytete të tjera industriale të epokës komuniste. Krijuar për shkak të Uzinës së Superfosfatit, me njerëz të ardhur ngado, prej tre dekadash është një qytet pa kuptim. Edhe motivi kryesor i deridjeshëm shoqërisë së atyshme, i cili qe kalimi dhe qëndrimi i skuadrës së futbollit (Ish-Industriali – Industrial Industrial, o fitore o skandal!) në Kategorinë e Parë, tashmë ka rënë. Shkallët e stadiumit të Laçit tashmë janë bosh, edhe pse skuadra e atyshme vijon të luajë në Superligë(ish-Kategoria e Parë).

Pra nuk është çështja e një godine, është çështja e asaj që duhet të burojë nga ajo godinë, që është pseja e ekzistencës së qytetit në rrethana pas Superfosfat. Turizëm?! Turizëm për çfarë në Laç e përgjithësisht në Kurbin?! /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re