Bashkia e Maliqit përfundon marrëveshjen për ndërtimin e një qendre multifunksionale me fokus fëmijët me aftësi ndryshe dhe gratë e dhunuara.

 

Një qendër e tillë ka munguar deri më tani në këtë bashki dhe ndërtimi i saj është marrë përsipër nga organizata UNDP, ndërsa bashkia e Maliqit do të vendosë në dispozicion një godinë e cila do të rikonstruktohet për t’u përdorur për fëmijët me aftësi ndryshe por edhe gratë e dhunuara.

 

Qendra e re Multifinksionale do të ndërtohet në ish godinën e radiologjisë në qytetin e Maliqit, e cila do të rikonstruktohet për të ofruar të gjitha standarded e duhura për ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe dhe gratë e dhunuara

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re