Asnjë autobot nuk ka mundur të furnizohet me ujë nga
linja e transmetimit të UKT, në zonën e Linzës. Burime pranë Bashkisë së Tiranës
bëjnë me dije se kanë ndërmarrë një aksion për të mos lejuar shitjen e ujit këtyre
subjekteve, pasi ata e keqpërdornin.

Televizioni Klan konstatoi dy ditë më parë se pronarët
e këtyre autoboteve, pasi e blinin ujin e patrajtuar nga Ujësjellësi për përdorim
higjienosanitar, e shisnin tek qytetarët si të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellësit deklaroi se nuk jep asnjë
garanci për ujin që konsumohet, pasi blihet nga këto autobotë, ndërsa siguroi
qytetarët se edhe në bazë të analizave, uji i sigurt për t’u konsumuar është ai
që vjen direkt në çezmat e tyre. 

Në kryeqytet janë mbi 100 autobotë, të cilët shesin ujë me një vlerë nga 30 deri në 50 Leke për një bidon, 4 deri në 10 litra.






Previous articleSërisht lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re