Më shumë se merkatoja apo rinisja e kampionatit në Berat janë të fokusuar tek shitja e mundshme e aksioneve të klubit. Pas lajmërimit për nxjerrjen e klubit në shitje dhe ardhjes së kërkesës nga Pëllumb Salillari për blerjen e aksioneve që erdhi pas kërkesës së tifozëve të gjithë presin ecurinë e negociatave.

Nga ajo që mësohet nga klubi beratas dhe Bashkia Berat aktualisht pronarja e vetme e klubit me 100% të aksioneve ata nuk po përgatiten vetëm për vazhdimin e sezonit dhe arritjen e objektivave por edhe për këtë procedurë.

Specialistët në bashki kanë nisur nga puna për vlerësimin e aksioneve të klubit por edhe njohjen e procedurave për shtijen e klubit. Duket se tashmë mbeten të merren shembuj nga bashki të tjera që kanë kryer një procedurë të ngjashme dhe njohja me ligjshmërinë që përcaktojnë ministritë e linjës.

Duket se gjërat po bëhen serioze dhe pas marrjes së kërkesës nga Pëllumb Salillari mbi interesin e tij për blerjen e aksioneve nga sa mësohet nga burime brenda bashkisë edhe ata i kanë kthyer përgjigje për transparencë në të cilën do të kryhet ky proces, si edhe se janë të hapur për negociata në vazhdim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re