Presidenti i vendit Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli edhe njëherë për incidentin që ndodhi në zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Meta thekson se kur është ftuar nga kryetari i FRD-së, ka parë se aty ishte bërë, sikur të jetë një skenë e krimit.

Ai shton se maxhoranca, me veprimet e paligjshme që bën, tenton që të minojë pluralizmin politik në vend.

Ja çfarë tha Meta:

“Sulmi i dhunshëm ndaj FRD si forcë opozitare, vetëm pak ditë të nënshkrimit me PD-në të një marrëveshje, është sjellje provokuese e maxhorancës. Maxhoranca tenton të minojë pluralizmin politik në vend.

Të gjitha veprimet e kryetarit të Bashkisë dhe punonjës të saj janë kryer në kundërshtim të ligjit. E gjitha veprimtaria e kryetarit të Bashkisë, është kundër asaj që duhet të bëjë administrata bashkiake e kryeqytetit.

Në korridoret e FRD, ishte ngjitur një letër, pa vulë, pa emër titulluari, pa numër protokolli, e datës 3 mars, me qëllim që të dukej si akt zyrtar, me qëllim terrorizimin e FRD-së dhe të opozitës. Më pas, FRD-së i është shkëputur energjia.

Kryetari, pas letrës njoftoi edhe presidentin. Pasi mbërrita në selinë e FRD-së, bisedova në lidhje me këtë situatë të krijuar. Policët ishin futur në FRD, sikur aty ishte skenë krimi.

Policët donin të pengonin presidentin në punën e tij. FRD nuk ka zaptuar zyrë publike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re