Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka denoncuar një veprimtari, që ai e quan të paligjshme. Me anë të një postimi në Facebook, Bardh thotë se bashkia u ka rrëmbyer pronë 24 familjeve ne Fier, për të ndërtuar pallate.

Bardhi apelon Strukturën e Posacme Antikorrupsion që ka regjistuar procedim penal për këtë rast që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë, me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe marrjen e tyre në përgjegjësi penale.

Postimi i plotë:

Në mars 2018, Bashkia Fier njoftoi 24 familje se shtëpitë e tyre do të shembeshin pasi prekeshin nga projekti i stadiumit të lojërave me dorë. Ky vendim u kundërshtua nga ana e banorëve, por në qershor 2021 atyre iu dha urdhër që të lironin banesat e tyre brenda 5 ditëve, megjithëse procedurat e shpronësimit nuk kishin përfunduar akoma. Në tetor 2023, gjashtë shtëpi u shembën, ndërsa të tjerat nuk u prekën, edhe pse zyrtarisht iu është komunikuar që mund të prishen nga dita në ditë.

Pasi banorët iu drejtuan Prokurorisë dhe Gjykatës, në dhjetor 2023, Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmoi zyrtarisht se nuk kishte asnjë projekt për ndërtimin e stadiumit të lojërave me dorë. Pra, banorët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre ishin shembur, ndërkohë që Bashkia Fier nuk kishte përgatitur akoma projektin apo marrë lejet përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Prej 7 vitesh, 24 familje janë përballur me arrogancën, arbitraritetin dhe paligjshmërinë e pushtetit lokal në Fier, që i ka përzënë nga shtëpitë e tyre, ua ka shembur ato, ndërkohë që në atë zonë nuk ka as projekt të miratuar për ndërtimin e stadiumit, një premtim i pambajtur në cdo fushatë elektorale të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këto familje janë të detyruara të jetojnë me qira dhe disa prej tyre kanë braktisur Fierin, në drejtim të qyteteve të tjera.

Qëllimi i kësaj veprimtarie të paligjshme është shumë i qartë. Përdorimi i pronave të këtyre qytetarëve për të ndërtuar pallate në qendër të qytetit, për të nxjerrë përfitime të majme monetare në kurriz të qytetarëve.

Prandaj, gjej rastin të apeloj Strukturën e Posacme Antikorrupsion që ka regjistuar procedim penal për këtë rast që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë, me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe marrjen e tyre në përgjegjësi penale.

Ndërkohë që i garantoj këta qytetarë se pas 11 majit, histori të tilla marrin fund dhe askush nuk mund t’i përzërë nga shtëpitë e tyre, t’iu shkatërrojë mundin dhe djersën e një jete, me qëllim të vetëm shpërblimin e miqve të tyre me troje për ndërtim pallatesh e kullash dhe përfitime të tjera korruptive.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko