Projekti “Angazhimi i shoqërisë civile për përmirësimin e sistemit të ri të vlerësimit bio-psikosocial për personat me aftësi të kufizuar”, po implementohet nga shoqata e Diabetit në Shqipëri në Bashkitë Kamëz dhe Vorë. me mbështetjen e Lëviz Albania. Ndërsa në Bashkinë Kamëz shoqata ka patur një aktivitet shumë të gjerë me dhënie shërbimi, informim, edukim të popullatës, por edhe krijimin e urave të bashkëpunimit me institucionet e pushtetit vendor, edhe në Bashkinë Vorë është arritur zhvillimi i një sërë aktivitetesh në terren.

Nga puna e organizatës me komunitetet është konstatuar një nivel shumë i ulët i informimit lidhur me sistemin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, rolin e institucioneve, përfshirë këtu edhe Bashkinë. Për të adresuar problematikat e komunitetit, dhe për të prezantuar gjetjet e raportit monitorues te shoqatës së Diabetit për skemën e re të vlerësimit bio-psikosocial, u zhvillua një takim i përbashkët mes përfaqësuesve të shoqatës dhe përfaqësuesve të Bashkisë.

Gjatë takimit të dyja palët shkëmbyen informacione në lidhje me procedurën e përfitimit të KEMP-it,  ku nga përfaqësuesit e Bashkisë u sqarua se ata nuk kanë kompetencë në dhënien e e tij dhe të ndihmës sociale.

Nga ana e përfaqësuesve të shoqatës u kërkua edhe një informacion më i detajuar në lidhje me përfitimin e heqjes së taksave që i takonte një individi, nëse ishte me kartën e invaliditetit.  Drejtoresha e Ndihmës Ekonomike në Bashkinë Vorë sqaroi se edhe kjo e drejtë që i përket çdo individi, i cili ka statusin e invaliditetit duhet të plotesoje disa kritere. Pra nuk perjashtohen nga taksat të gjithë invalidët, por sipas kategorive ata që skanë të ardhura të tjera ose që skanë anëtarë të tjerë në familje, kontribues

Gjatë takimit u referuan edhe raste konkrete për individë, të cilët i përkisnin Bashkisë Vorë, për heqjen e levizjes me autobuz, pa pagesë, për fëmijët me diabet, por edhe personave të tjerë të kësaj kategorie.

Përfaqësuesit e bashkisë, të pranishëm në takim, u treguan të gatshëm për ndërmarrjen e katër iniciativave të rëndësishme :

Së pari: që të shikohej hapësira e përfitimit dhe lehtësimit të aktivitetit të përditshëm për personat invalidë nga diabeti. Përfaqesuesja e Shoqates znj Ornela Laze ju propozoi nëse ka ndonjë mundësi për të ndihmuar këta individë, të cilët nuk mund të pranohen në punë nga privati, për shkak të sëmundjes.

Së dyti : u mor angazhim që të rishikonte gjithë lista e personave me diabet të papunë, për të krijuar mundësinë e punësimit dhe integrimit të tyre.

Së treti : në kuadrin e informimit dhe edukimi të projektit u dakortësua që në zyrën e dorëzimit të dokumentacionit për perfitimin e Kempit të bëhej një njoftim për ata individë që e përfitojnë por nuk kanë njohurinë e mjaftueshme sesi, si dhe ata që kanë kartën e invaliditetit. Kjo gjë do bëhej me dije se çfarë përfitojnë nga ulja e taksave edhe nëse i plotesojne kriteret.    Së kartërti : përfaqësuesit e Bashkisë do të iniciojnë një takim me të gjithë mjekët e familjes që i përkasin kësaj bashkie, për të diskutuar në lidhje me mirë informimin e pacientëve me diabet për të ndjekur të gjitha procedurat, për përfitimin e të drejtave të tyre.

Nga sa me sipër është konstatuar se në Bashkinë e Vorës qytetarët nuk janë të informuar se për çfarë u takon dhe si kontakt i parë me këta pacientë është mjeku i familjes, i cili duhet t’i referojë ose t’i informojë për të gjitha procedurat që duhet të ndjekë.

Gjate këtij takimi u kërkua që pacientët të bëheshin me dije edhe për Shoqaten e Diabetit, si  dhe për sherbimet që ajo ofron për pacientët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re