Prej dy ditësh shoferët e transportit qytetas dhe atij ndërqytetas në Peshkopi janë në protestë.

Shkak është bërë një vendim i bashkisë për t’i spostuar ata në një terminal privat, i cili ndodhet zonën industrial rreth 1 kilometër larg qytetit.

Drejtuesit e mjeteve e konsiderojnë urdherin abuziv pasi tarifat janë caktuar nga pronari pa miratimin e Këshillit Bashkiak.

 

Shofer 1

Nuk është vend i përshtatshëm për terminal. Është shumë larg.

 

Shofer 2

Bashki s’kemi. Te gjithë janë për interesa për privatin. Këtu kryetar është Ulsi manja.

 

 

E njëjta situatë është edhe për furgonët e fshatrave, të cilët më së shumti transportojnë nxënës shkollash. Shoferët thonë se nëse bileta kushton 100 lekë kostoja do rritet me 30 lekë.

Si pasojë e protestës shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar pasi nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt Tiranës.

 

Udhetar 1

Duhet të pres këtu. Këta do nisen në orën 14:00.

 

Udhetar 2

Udhetoj per ne Tiranë. Tani duhet te llogaris edhe tekat e bashkisë.

 

Në total janë rreth 400 mjete transporti që preken nga ky vendim i autoriteteve bashkiake.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re