Buxheti 2024 parashikon 71 miliard lekë ose 10% më shumë se shpenzimet e vitit aktual. Por a i plotëson nevojat ky fond i rritur për bashkitë dhe sfidat me të cilat përballen 61 njësitë vendore? Eksperti për çështjet vendore Agron Haxhimali, tha se i vetmi lajm i mirë i buxhetit vendor, është rritja e fondit për pagat e personelit.

 

Bashkitë tona janë më të nënfinancuara se bashkitë e vendeve të rajonit.  Ato kanë 42-43 funksione dhe përgjegjësi dhe kjo shumë e vënë në dispozicion nuk siguron një standard optimal të shërbimeve. Ato do ti ofrojnë shërbimet, por jo me cilësi. Për shembull çështja e ujit, trajtimi i mbetjeve, investimi në kullime etj, nuk adresohen siç duhet. Një tjetër çështje që nuk gjen mbështetje janë edhe mbështetja për fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet, zjarret. Ky buxhet i përballon fatkeqësi të tilla- u shpreh Haxhimali në emisionin E-ZONE në Vizion Plus. 

 

Haxhimali i bën thirrje organizatave vendore që të ushtrojnë presionin e duhur pranë qeverisë me qëllim rritjen e buxhetit për bashkitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re