Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të hënën, por ndryshe nga herët e tjera, mbledhja do të zhvillohet në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Bardhi mbledh grupin në selinë qendrore që pas ndarjes së PD-së. Kjo do të thotë një bashkim të Partisë Demokratike, pasi mbledhja do të jetë e përbashkët me deputetët e Bardhit dhe Sali Berishës.

Mbledhja në selinë blu vjen disa ditë pasi Bardhi mori pjesë në protestën poshtë banesës së Berishës.

Nga demokratët është theksuar ditët e fundit që ka një bashkim të PD-së. Edhe vetë Bardhi e ka konfirmuar vazhdimisht se do të ketë një bashkim të PD-së.

“Sigurisht që PD ka qenë e ndarë këto dy vite dhe kemi kuptuar se e ka dobësuar dhe e ka bërë jofunksionale, dhe po vlerësojmë çdo mundësi për të patur një bashkim. Një projekt të përbashkët politik dhe një projekt të përbashkët kundër Edi Ramës”, tha Bardhi më 31 janar për Zërin e Amerikës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re