Belind Këlliçi ishte pjesë e protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij ai tha se kryetari i opozitës, Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, ndërsa aktakuza ndaj tij është e turpshme.

Këlliçi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me aksionin opozitar, madje apeloi për intensifikim jo vetëm me fjalë, por edhe me akte.

“Kryetari i opozitës dr.Berisha vazhdon të jetë në arrest shtëpia pa prova dhe pa akuza, me një akt akuzë të turpshme, me një roman të shkruar nga vetë Rama. Me një akuzë që personi përgjegjës është Rama që ka ndërruar destinacionin e truallit, por në arrest mbahet Berisha.

Unë ftoj cdo qytetar që të vijë ti bashkohet këtij aksioni, që nuk bëheet për PD, por bëhet Tiranën, bëhet për Shqipërinë. Ato paratë që na vjedhin na i vjedhin njëlloj. Veliaj vjedh njëlloj si socialistët edhe demokratët. Dua ta ndaj dhe socialistin e ndershëm nga rilindasi i 2013. Nuk kanë lidhje punonjësit e ndershëm të bashkisë që punojnë për të ushqyer familjen, këtu ka lidhje korrupsioni.”, tha Belind Këlliçi.

Ai tha se protesta e ardhshme të mërkurën do të jetë “maratonë”.

“Ju ftoj ta intesifikojmë qëndresën tonë jo vetëm me fjalë, por edhe me akte. Javën tjetër do të mblidhemi të mërkurën në protestën e 27 për të dhënë atë të vërteta që nuk i dëgjoni në media”- u shpreh ish deputeti i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re