Protestuesit janë nisur nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Policisë, ndërsa kanë bllokuar rrugën te Gjykata e Lartë.

Ata fillimisht janë ulur në tokë tek hyrja e rrugës ‘Myslim Shyri’ duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Të ulur këmbëkryq ata u bëjnë thirrje shoferëve të fikin makinat dhe tu bashkohen protestës së tyre kundër rritjes së çmimeve.

“Bashkohuni me ne”-është thirrja e qytetarëve.

“A jeni patriot, i doni të mirën Shqipërisë? Turp t’ju vijë që mbani atë uniform”-iu drejtua një nga protestuesit forcave policore.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re